Përdoruesit e Facebook do të njoftohen sa herë të postohet një foto me fytyrën e tyre, edhe në qoftë se nuk janë të etiketuar.
Sistemi i ri për njohjen e fytyrave nuk do të vlejë për përdoruesit në Bashkimin Evropian apo në Kanada, ku rregullatori i privatësisë ka ndaluar përdorimin e një teknologjie të tillë.
Nga Facebook kanë thënë që opsioni i ri i fuqizon përdoruesit, ndërsa kritikët kanë shprehur shqetësimin se sa i hapur është ky rrjet social në mbledhjen e të dhënave.
“Ne dëshirojmë që përdoruesit të ndjehen të sigurt kur postojnë fotografitë e tyre në Facebook, kështu që kur dikush tjetër vendos fotografitë e tyre përmes programit të ri ata do të njoftohen” thuhet në deklaratën nga Facebook.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.