Facebook njoftoi javën e kaluar për nismën e re që kanë ndërmarrë, e quajtur “Të martat 2G”, ku gjithë punonjësit duhet të përjetojnë shpejtësinë 2G në Facebook çdo të martë për një orë.
Këtë javë, rrjeti social po iu kërkon punonjësve që të ndërrojnë pajisjet e tyre iOS me një Android. Në një intervistë të dhënë për The Independent, zyrtari Chris Cox u shpreh se kjo nismë e re do të ndihmojë stafin të kuptojnë se si përdorin sajtin njerëzit që jetojnë në vendet në zhvillim, shkruan Krokodili.al.
Pajisjet Android përdoren më shumë në vendet në zhvillim, prandaj edhe Facebook duhet të krijojë një aplikacion që t’u përshtatet telefonave me parametra mesatarë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.