Fadil Kqiku po e udhëheq suksesshëm Bayernin duke e fituar kampionatin amator të hendbollit në ligën e pestë në Bavari, duke kaluar në të parën në këtë regjion, ndërsa tek së fundmi FC Bayern Munih ka ristrukturuar ekipin e hendbollit.
Në kampionat janë të pamposhtur.
Kqikut kontrata i është vazhduar edhe dy vjet, dhe synim ai ka Bundesligën në tre vitet e ardhshme.
Për Klan Kosova, ai ka thënë se pas liberalizimit të vizave, dyert e klubit të Bayernit do të jenë të hapura për hendbollistët kosovarë.
Fadil Kqiku posedon të gjitha licencat për të udhëhequr një skuadër hendbolli, qoftë në Bundesliga, apo kudo në Evropë në nivelin elitar. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=RhyFKp-69L0&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.