Legjenda e boksit dhe një prej sportistëve më brilant ndonjëherë Muhammad Ali ka ndërruar jetë në një nga spitalet e qytetit Arizona, Phoenix, pas disa komplikimeve në rrugët e frymëmarrjes, njofton Klan Kosova.
Pas këtij lajmi të hidhur, këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey postoi një fotografi me Ali duke shkruar: “Prehu në paqe më i madhi i të gjitha kohërave. Një legjendë e vërtetë. Faleminderit që ke qenë frymëzim i botës”.
Pak minuta më parë, njëjtë ka vepruar edhe ish futbollisti Bekcham i cili shkroi fjalë emocionuese për Muhammad Ali.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.