Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u prit sot nga homologu i saj finlandez, Alexander Stubb, në Helsinki.
Pasi shprehu mirënjohje dhe falënderim për vendin nikoqir, ajo tregoi qartë se nuk pret favore nga Këshilli Evropian, por anëtarësim meritor.
Presidentja e Kosovës ndau Medalje Presidenciale për Forcat Mbrojtëse të Finlandës në nderim të kontibutit të tyre për paqe dhe sigurisë në Republikën e Kosovës si pjesë e KFOR-it.
Osmani gjithashtu tha që shpreson që ta mirëpres si nikoqire Presidentin e Finlandes, Alexander Stubb për ta përjetuar qëndrushmërinë, energjinë dhe frymen evropiane të popullit të Republikës së Kosovës.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=jPjp4wfAw5g
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.