Zyrtarë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, kanë arrestuar në Podujevë një person të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Sipas njoftimit, personi i arrestuar A.B., mashkull, dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka falsifikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti, raporton Klankosova.tv.
“Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij - agjenci sigurimi - ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin”, tha Policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.