Emisioni më i ri në ekranin e Klan Kosovës, kësaj here iu dërgon brenda një familje arbëreshe në Sicili të Italisë.
Familja katër anëtarëshe e Pier Paolo Petta, për ekipën e Klan Kosovës hapi derën e shtëpisë së tyre dhe shtroi drekë.
Kjo, një familje e cila me shumë dashuri ruan gjuhën e lashtë ilire, arbërishten.
Pier Paolo dhe gruaja e tij, Serene, traditat e zakonet e të parëve, ua përcollën edhe fëmijëve të vet.
E babai, Paolo, nuk është veç një burrë me ADN shqiptari, ai përveç se luan shkëlqyeshëm piano dhe fizarmonik, është botues, kompozitor dhe doktorant i muzikes Jazz.
Ai ka botuar libra me këngë arbëreshe, dhe ka shtypur disa albume me këngë arbëreshe, madje edhe për fëmijë, që gjuha 'amë'. mos të asimilohet.
https://www.youtube.com/watch?v=h6JBQkEqqsM
Pasionin për muzikën, ky ua ka mësuar edhe fëmijëve të vet, ata luajne violinë e violonçel.
E kur nëna iu bashkohet në melodi, nisin notat e këngës së tyre të preferuar, "Kah dera të erdha".
Djemtë, Mariano dhe Aleksandro, flasin rrjedhshëm arbërishten, njohin futbollin shqiptar, dhe me shqiponjën dykrenare bëjnë tifo për klubin e qytetit të Tiranës "Partizani".
Përgatiti gazetarja, Albiona Halimi.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.