Rasti i 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, që tronditi Kosovën nuk ka marrë epilog përfundimtar të drejtësisë.
Kjo ngjarje shumë e djeshme u trajtua sot edhe në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Albani, i cili është vëllai i tashmë të ndjerit deklaroi se akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me raportin e autopsisë.
"Ne si familje kemi dashur me ditë, a është dashur të dimë ne si familje për mostrat që kanë thanë mediat që i kanë parë se ne nuk e dimë, se janë dërguar jashtë vendit. Ne nuk e kemi asnjë informacion të vetëm, nuk e dimë se çka ka ndodhur", u shpreh ai.
"Të vetmen deklaratë që e kam dhënë ka qenë në IPK", theksoi Zejnullahu.
Tutje, ai shtoi se gjendja e prindërve është tejet e rënduar dhe po shkon duke rënduar çdo ditë.
27 vjeçari Agon Zejnullahu, dyshohet se humbi jetën në rrethana të dyshimta pak pasi u arrestua nga policia.
https://www.youtube.com/watch?v=DGPQK_0WIsA
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.