Vajza e George Floyd, nëna e saj dhe ekipi i tyre ligjor po përgatiten të nisin një luftë ligjore kundër Kanye West duke njoftuar se do ta padisin atë për një shumë të madhe parash, pas komenteve të tij të fundit për vdekjen e Floyd.
Roxie Washington, nëna e vajzës së vetme të Floyd, Giannas, ka bërë të ditur se ka punësuar një ekip avokatësh për ta ndjekur rep artistin, partnerët e tij të biznesit dhe bashkëpunëtorët e tij për ngacmim, shpërdorim, shpifje dhe shkaktim të shqetësimit emocional.
Familja e Floyd po kërkon 250 milionë dollarë amerikanë si dëmshpërblim mbi komentet e fundit “fyese” të bëra nga West, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Avokatët e familjes thonë gjithashtu se ata lëshuan një letër zyrtare drejtuar Kanye West për komentet e tij në lidhje me ndërveprimin fatal të George Floyd me policinë e Minneapolis.
"Shkaku i vdekjes së Floyd është i mirëpërcaktuar përmes provave të paraqitura në gjykata gjatë gjykimeve penale dhe civile që ishin rezultat i vdekjes së tij të parakohshme dhe të tmerrshme”.
“Megjithatë, ju keni bërë deklarata me qëllim të keq se janë të pasakta dhe të pabaza, duke shkaktuar dëme në pasurinë e Floyd dhe familjen e tij”, thuhet në letër.
Ngjarja vjen pasi që këngëtari i hitit “Famous” gjatë një paraqitjeje televizive kishte pretenduar se George Floyd kishte vdekur nga mbidoza me fentanyl e jo “nga bllokimi i frymëmarrjes prej gjurit të policit gjatë arrestimit”.
Familja Floyd thanë se deklaratat e Kanye janë "kryesisht të rreme" dhe shtuan se Gianna po "ritraumatizohet" nga komentet e rep artistit, të cilat thonë se "po krijojnë një mjedis të pasigurt dhe të pashëndetshëm për të".
Avokatët e familjes kërkojnë që Kanye të fshijë intervistën nga rrjeti publikues bashkë me të gjitha deklaratat e tij të ngjashme për George dhe të mos flasë më kurrë për të.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.