Janë bërë fiks dy vjet që kur me urdhër të Prokurorit të Zyrës së Specializuar forcat speciale qëndruan në Velani të Prishtinës për 10 orë rresht, pasi qysh në 5:30 të mëngjesit u futën në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
Këtij të fundit iu konfirmua aktakuza, për çka më 4 nëntor të vitit 2020 e nisën menjëherë për në Hagë.
Atë ditë, por edhe natën paraprake, e kujtojnë mirë familjarët e tij të cilët thanë se nuk e prisnin arrestimin e tij e as atë formë të bastisjes.
Nipi i ish kryeparlamentarit, Arian Krasniqi, deklaroi për Klan Kosovën se familja janë të shqetësuar me tejzgjatjen e paraburgimit.
Për këtë shkak, shokët e tij të luftës po kërkojnë reagim institucional, bile atë me urgjencë.
https://www.youtube.com/watch?v=UB7I8AZyL0A
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.