Familja e Michael Schumacher raportohet se do të ndërrojë vendbanim për të kaluar në një zonë në vlerë prej 47 milionë dollarësh.
Revista e lajmeve zvicerane L'Illustre bëri të ditur këtë javë se shtatë herë kampioni botëror, i cili pësoi lëndime serioze në kokë në një aksident me ski në vitin 2013, u transferua në një pronë të madhe në fshatin Andratx të Mallorcas, e blerë kohët e fundit nga bashkëshortja e tij Corinna, njofton Klan Kosova.
Por, ndërsa një numër i mediave anembanë botës kanë kapur historinë në ditët e fundit, bënë që familja të dalë nga heshtja e zakonshme.
"Familja Schumacher nuk ka në plan të shkojë në Mallorca," tha zëdhënësja e familjes Sabine Kehm, njofton Klan Kosova.
L'Illustre e bazoi tregimin e saj në një koment nga Kryetarja e Mallorcas, Andratx Katia Rouar, duke thënë se ajo mund të "konfirmojë zyrtarisht" se sportisti 49-vjeçar gjerman do të vendoset në fshat.
Sipas saj ka mbetur vetëm që familja të rehatohej.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.