Familja e Nezir Mehmetaj, kosovarit të arrestuar nga autoritetet serbe, ka reaguar ndaj raportimeve të cilat flasin për lirimin e tij.
Vëllai i Nezirit, Valoni, ka thënë se lajmi i pakonfirmuar nga ta për lirim, është i padrejtë dhe i panevojshëm, transmeton klankosova.tv.
''Po qarkullon lajmi se Nezir Mehmetaj po lirohet, kjo është e padrejtë dhe e pa nevojshme, sepse nuk guxon të qitet një lajm derisa nuk konfirmohet apo deklarohet nga familja'', ka shkruar ai.
Klankosova.tv, i ka dërguar pyetje familjes së Nezir Mehmetajt mbi detaje të zhvillimeve rreth rastit të tij, dhe është në pritje të një përgjigjie.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.