Dy persona janë plagosur në Prizren si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Prizren.
Ngjarja erdhi pas konfliktit mes dyja grupeve.
Klankosova.tv mëson se të gjithë të përfshirët në tentim-vrasje kanë të kaluar kriminale.
Po ashtu, Klankosova.tv mëson se në rast janë të përfshirë edhe familjarët e Beqir Hoxhës, "Beqës" nga Prizreni.
Të dyshuarit tashmë po kërkohen nga Policia, ndërsa rasti po hetohet në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Kujtojmë se Beqa është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të veprimtarisë së tij të kundërligjshme të fajdes, për çka edhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë vitin e kaluar. /Klankosova.tv
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/aktgjykimi-per-beqen-fajdexhiu-sdo-qe-te-ndiqet-nga-gazetaret-video12/
https://klankosova.tv/tentim-vrasja-ne-prizren-1te-gjithe-personat-e-perfshire-kane-te-kaluar-kriminale/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.