Qazim Zuka nga Miradia e Epërme e Fushë Kosovës ishte një nga përfituesit për ndërtimin e një shtëpie të re nga OJQ "Ndihmo edhe ti" dhe Komuna e Fushë Kosovës.
Por, ani se ky objekt banimi u ndërtua në prill të vitit 2022, Zuka ende nuk ka dalë në shtëpi të re pasi, sipas tij, ndërtuesit por edhe komuna nuk i kryen punët si duhet.
Sipas tij komunarët nuk i erdhën kur u bë pranimi teknik, por vetëm nga shoqata bamirëse.
Klan Kosova bisedoi edhe me OJQ-në “Ndihmo edhe ti” të cilët treguan se ndërtuan 11 shtëpi për persona të pastrehë, por thonë se sipas marrëveshjes s’kanë përgjegjësi për gjërat tjera pasuese si rryma, uji e kanalizimi të cilat Zuka duhet t’i sjellë në shtëpi nga një distancë prej 400 metrash nga aty.
Ngjashëm deklarojnë edhe nga pushteti lokal ku thonë se ky objekt u ndërtua sipas kontratës së paraparë.
Ndërkohë, Zuka që prej marrjes së çelësave në dorë ka bërë kërkesa në KEDS për kyçje në shtylla energjetike, por që sipas tij i është thënë që duhet t’i blejë me vetiniciativë.
Nga KEDS-i televizioni e pati të pamundur të marrë ndonjë përgjigje për rastin.
E deri në rregullimin e gjërave elementare në shtëpinë e kësaj familje, këta të fundit po detyrohen të jetojnë diku tjetër. Qeraja paguhet nga komuna.
https://www.youtube.com/watch?v=H5TIDjTQC4A
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.