Një fanse e “Heavy Metal”, e cila shkoi në një koncert të Metallica në javën e 39-të të shtatzënisë, ka zbuluar se ajo filloi të lindte pikërisht kur grupi filloi të performonte.
Joice Figueiro filloi lindjen ndërsa Enter Sandman shpërtheu në stadiumin Couto Pereira në Curitiba të shtunën mbrëma.
Artistja e tatuazheve madje bëri shaka se do ta emëronte djalin James Ulrich sipas kitaristit James Hetfield dhe bateristit Lars Ulrich.
Metallica ishte në mes të interpretimit të këngës së saj hit "Enter Sandman" kur Figuiero filloi të kishte dhimbje.
Bashkëshorti i saj Jaime Figuiero kërkoi ndihmë nga një ekip paramedikësh në vendin e koncertit dhe mjeku i saj, i cili gjithashtu ndodhej në koncert, nxitoi menjëherë tek ajo.
Ajo lindi një djalë të shëndetshëm në orën 23:15, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.