Gazetarja e njohur, Fatma Haxhaliu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Sol Summer”.
Ajo foli rreth jetës së saj familjare dhe asaj shoqërore, transmeton Klankosova.tv.
Moderatorja po ashtu tregoi se sezonën e verës e sheh sikur të ishte Viti i Ri, pasi qëllimet e saja i rishikon në kohën kur mundet të pushojë e të relaksohet.
“Unë verën e kam si Vitin e Ri, e ke parasysh kur ulesh dhe shkruan ato qëllimet që ia ke vënë vetës për tërë vitin, zakonisht këto reflektime i bëj gjatë verës. Gjithçka që ka ndodhur gjatë vitit, duke qenë se ritmi i jetës dhe i punës është shumë i shpejt, dhe që unë nuk kam mundësi të ulem e të ndalem për të menduar dhe për t’u fokusuar në gjërat e reja, projektet e reja, shfrytëzoj momentin e verës, pushimet, që përveç relaksit, edhe për të krijuar, për të reflektuar në gjërat që kanë ndodhur, dhe gjërat që dua t’i bëj”, u shpreh Fatma.
https://www.youtube.com/watch?v=tYnrWvQttmI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.