Fatri Jusufi është personi i cili merret me kërcime nga ajri, të cilat i bën nga pikat e forta dhe atyre fikse.
I ftuar në "Ora shtatë" në Klan Kosova ai tregoi se do të donte ta bënte një kërcim nga helikopteri në Brezovicë.
"Kisha dashtë afër Brezovicës me realizu një kërcim prej helikopterit edhe aty mundesh me e realizu fluturimin ashtu siç dua", tha ai.
Tutje, Jusufi tregoi edhe për vështirësitë me të cilat përballet gjatë këtyre fluturimeve, duke treguar se gjatë këtij aktiviteti bartë 15 kilogramë në shpinë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.