Eksperti kryesor i sëmundjes infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu ka thënë drejtuesve të bioteknikës atje që Covid-19 ka shkaktuar dëme globale, duke ekspozuar pabarazitë shqetësuese racore.
Në një bisedë të gjerë për drejtuesit e bioteknologjisë, Anthony S. Fauci foli për dëmet që ka bërë në të gjithë botën virusi korona.
Covid-19 është sëmundja për të cilën doktor Fauci thoshte gjithmonë se do të ishte “makthi i tij më i keq” - një infeksion i ri, shumë ngjitës i frymëmarrjes që shkakton një numër të konsiderueshëm të sëmundjeve dhe vdekjeve.
"Në një periudhë prej katër muajsh, ai ka shkatërruar tërë botën," tha Dr. Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, të martën gjatë një konference të mbajtur nga BIO, Organizata e Inovacionit Bioteknologjik. "Dhe nuk ka mbaruar akoma", raporton New York Times, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.