Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes në Kosovë, Genci Fazlia, së bashku me pesë persona të tjerë ndodheshin në Turqi për të marrë pjesë në turneun “12 February” kur ndodhi tërmeti i fuqishëm.
Në një lidhje direkte nga Turqia, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ai ka treguar për tmerrin që kanë përjetuar atje si pasojë e tërmetit.
Sipas tij, ata kanë arritur që të dalin me shpejtësi nga hoteli ku po qëndronin, madje i kanë ndihmuar disa persona duke i nxjerrë nga rrënojat.
“Ne ishim duke pushuar, ishte ora 4:00 e mëngjesit dhe për një moment vërejtëm se diçka e pazakontë është duke ndodhur. Tërmeti ishte shumë i fuqishëm dhe për një moment ne dolëm në korridorin e hotelit dhe shfrytëzuam shkallët emergjente për të dalë jashtë objektit”.
“Aty vërejtëm se të gjitha objektet afër hotelit ishin të rrënuara dhe dëgjoheshin zëra që kërkonin ndihmë”.
“Nga momenti kur dolëm nga hoteli e treguam shpirtin human shqiptar duke iu dalë në ndihmë njerëzve që kishin nevojë. Disa njerëz i nxorëm nga rrënojat aty afër, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike na u përkeqësua gjendja edhe neve”.
https://www.youtube.com/watch?v=9lTpuhKTnZM
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.