Këtë të diel në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova u diskutua për mundësitë e personave me aftësi të kufizuara, ku i ftuar ishte edhe Premtim Fazliu, nga drejtoria për Mirëqenie Sociale në komunën e Prishtinës.
"Ne si drejtori e Mirëqenies Sociale qysh nga viti 2018 jemi shkëputur nga drejtoria e Shëndetësisë, gjë e cila ka bërë që fokusi për ofrimin e shërbimeve profesionale sociale të jetë më i lartë", u shpreh Fazliu, njofton Klan Kosova.
"Me theks të veçantë, marr parasysh edhe situatën në të cilën ndodhemi, COVID -19, dhe tashmë çmimet e papërballuesueshme të tregut, e cila ka vështirsuar përditshmërinë tonë në kryeqytet dhe jo vetëm, por, sa i përket personave me aftësi të kufizuara, ne si drejtori e Mirëqenies Sociale, është i sati vit me radhë që ofrojmë mbështetje të drejtpërdrejtë për organizatat apo për ofruesit e shërbimeve profesionale sociale, pa bërë përjashtime në moshë", tha Fazliu, njofton Klankosova.tv.
"Kryesishit të gjitha politikat dhe programet janë fokosuar tek fëmijët, të miturit dhe kryesishit tek moshat nën 18-vjeç, mirëpo në rastin tonë, ne nuk e kemi bërë këtë përjashtim, ngase fokusi jonë ka qenë që të gjithë personat që kanë aftësi të kufizuara, çfarë do lloji, të jenë të barabartë".
Ndër të tjerash, Fazliu theksoi se përveç se t'i japin mundësi, mundohen që përmes politikave dhe programeve, t'i ofrojnë përkrahje që ata të krijojnë vet mundësi, që siç tha ai "ne si institucione dhe shoqëri nuk mund t'i ofrojmë".
https://www.youtube.com/watch?v=Q0IPMLuH7Rk&t=29s
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.