Skuadra e futsallit FC Liqeni ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës në futsall, pasi në finale mposhti FC Liburnin me rezultat 5:3 e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.
Rrugëtimi i ekipit nga Drenasi nuk ishte i lehtë pasi është përballur me skuadra nga Superliga.
FC Malisheva, FC Peja dhe Mabetex Prishtina ishin kundërshtarët të cilët i mposhtën për të arritur në finale, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se ky është viti i parë në Superligë për FC Liqenin, prandaj dhe ky trofe ka veçanti të madhe për klubin që u themelua në vitin 2019.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.