Federata Botërore e Boksit “AIBA” ka pajisur me dorëza, kokore dhe mbrojtje të dhëmbëve në vlerë deri 1500 euro reprezantacionin e Kosovës.
Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media të federatës kosovare të boksit, transmeton Klan Kosova.
“Kjo ndihmë ka ardhur pasi qe Federata e Boksit të Kosovës është pjesëmarrëse në të gjitha evinimentet europiane dhe botërore dhe ka treguar rezultate në turniret ndërkombëtare si dhe në kampionatet Europiane dhe Botërore dhe së fundi Donjeta Sadiku e cila u stolis me medalje të argjend si nënkampione e botës” u tha në këtë konferencë.
Aty gjithashtu u bë e ditur se nga Federata Botërore vitin e kaluar ishin pajisur edhe me ring olimpik dhe sipas tyre këto ndihma janë shumë të mirëseardhura.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.