Federata e Boksit e Kosovës vazhdon me punën e saj për shkak të aktiviteteve që e presin në ditët e ardhshme,në turnetë ndërkombëtar dhe Kampionateve Evropiane.
Boksierët e përzgjedhur që do të të përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës janë duke ushtruar intensivisht nëpër klubet e tyre dhe presin që Ministria e Sportit e Kosovës të e përkrahë federatën,që boksierët të dërgohen në përgatitje speciale para garave shumë të rëndësishme, thuhet në komunikatën për media të kësaj federate.
Me 28 korrik mbahet turneu ndërkombëtar në kalendarin zyrtar të AIBA-s, “Trofeu Podgorica”, ndërsa Kosovën e përfaqësojnë Kastriot Rudhani (52 kg), Patriot Behrami (57 kg), Flaur Sejfiaj (60 kg) dhe Atdhe Delija (66 kg),transmeton Klan Kosova.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.