Federata e Boksit e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se do ta organizojë turneun tradicional, “Rasim Kiqina” në Drenas.
Në këtë turne do të marrin pjesë boksierët nga të gjitha moshat dhe klubet të cilat janë të regjistruara në Federatën e Boksit.
Gjatë turneut do të zhvillohen 16 duele, ku sipas Federatës pritet të ketë rivalitet dhe boks cilësor.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.