Lajmet e fundit

Ministri Kujtim Shala u shpreh se kjo përkrahje do të jetë në funksion të rritjes së aktiviteteve të sportit të boulingut në vendin tonë dhe do të shërbejë për ngritjen e cilësisë së tij, njofton Klan Kosova.
Ministri tha se si MKRS po punojmë që të përgatisim kushte sa më të mira në sport dhe po mbështesim federatat e sportit që ato të kenë mundësi të organizojnë gara e aktivitete tjera në mënyrë që t’i angazhojnë të rinjtë dhe sportdashësit duke nxitur konkurrencën por edhe në nxjerrjen e talenteve.
Ndërsa, kryetari FBouK-së, Fitim Fazliu e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen duke shtuar se kjo mbështetje financiare për federatën është një shtysë për të punuar dhe më shumë që sportin e boulingut jo vetëm ta promovojmë por edhe të angazhojmë sa më shumë sportist, thuhet në komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.