Roger Federer po dëshmon se mosha është veç një numër.
Tenisti legjendar me 35 vjet po luan në finalen e Wimbledonit dhe është shumë afër ta fitojë atë.
Zvicerani në finale është duke u ndeshur me kroatin Marin Cilic, të cilin po e mposht 2:0 në sete me; 6:3, 6:1.
Tashmë ka filluar edhe seti i tretë - të cilin nëse e fiton Federer shpallet për të tetën herë kampion në turneun më prestigjioz të tenisit.
Federer do të veçohet edhe më shumë me këtë fitore si i vetmi tenist në epokën e re të kësaj loje që ka tetë kupa Ëimbledoni.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.