Federerit iu afrua një fans i ri në moshë për të bërë foto, ashtu siç i ka ndodhur të gjithë këto ditë edhe në terrenet stërvitore të turneut francez.
Shumë të rinj hyjnë në fushë për të bërë “selfie” me atë që është tenisti më i famshëm dhe i dashur në botë, por kjo gjë ka nisur ta bezdisë Federerin, i cili ka kritikuar organizatorët e Grand Slam-it. “Më duket se turneu nuk po reagon siç duhet ndaj këtyre episodeve”, tha Federer.
Ndërkohë, drejtori i turneut, Gilbert Ysern, kërkoi ndjesë: “Bëhet fjalë për një gabim profesional. Personeli i sigurisë nuk e ka bërë siç duhet punën. Të gjithë duan të bëjnë 'selfie' me lojtarët, por askush nuk duhet të hyjë në pistë”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.