Tenisti Roger Federer ka fituar duelin kundër Nick Kyrgios pas tre orësh për të kaluar në finale të Miami Open.
Zvicerani ka fituar 7-6 (11-9) 6-7 (9-11) 7-6 (7-5) për të arrit rekordin e vitin 2017 me 18 fitore dhe vetëm një disfatë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Pas fitores ndaj Kyrgios, Federer pritet të takohet në finale me Rafael Nadal për të 37-ën herë në karrierë dhe të dytën herë në një finale në këtë vit, pas asaj të janarit në Australian Open.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.