Tenisti zviceran, Roger Federer, është mposhtur nga kroati, Borna Coriç në gjysmëfinalen e Masters Shanghai, përcjell Klan Kosova.
20 herë kampioni i Zvicrës në Grand Slam humbi dy me zero në sete, ose 6-4, 6-4 përballë Coriç i cili do të përballet në finale me serbin Novak Djokoviç.
Serbi në anën tjetër mundi gjermanin numër pesë në botë në tenis Alexander Zvrev, 6-2 dhe 6-1 në sete.
31-vjeçari Djokoviç ka një seri prej 17 ndeshjesh pa humbje përfshirë edhe titujt në “US Open” dhe “Cincinnati Masters”.
Finalja në mes Coriç dhe Djokoviç do të zhvillohet të dielën më 14 tetor me fillim nga ora 10:30.
klankosova.tv
●●●
FSHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.