Roger Federer është bërë tenisti më i vjetër ndonjëherë që ka arritur të jetë numri një i botës, njofton Klan Kosova.
Federer vendin e të parit, për të satën herë në karrierë, e ka arritur pasi ka mposhtur Robin Haase, në çerekfinale të Turnirit Botëror të Tenisit që po mbahet në Rotterdam.
36 vjeçari nga Zvicra, që fitoi muajin e kaluar grand-slamin e 20 me radhë, zëvendëson në këtë pozitë rivalin e kamotshëm, Rafael Nadal.
Federer mposhti Haase me rezultat 4-6, 6-1, 6-1 në sete.
“Të arrish pozitën e të parit është një nga arritjet, nëse jo arritja më e madhe në sportin tonë”, deklaroi Federer.
“Nganjëherë në fillimet arrin këtë pozicion, sepse zhvillon lojëra të mira, por më vonë duhet të luftosh për ta mbajtur dhe duhet të luftosh për ta rikthyer nga të tjerë që e meritojnë atë pozitë. Kur je më i vjetër duhet ekstra përpjekje për të arritur në vendin e parë. Kjo do të thotë shumë për karrierën time”.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.