Roger Federer është duke vazhduar rikthimin e tij të jashtëzakonshëm pas lëndimi që pati.
Ai ka arritur që ta mposhtë Kei Nishikori në pesë sete për të arritur çerek-finalen e 13 në Australian Open, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
35 vjeçari ka mposhtur te pestin e botës me 6-7 (4-7) 6-4 6-1 4-6 6-3, për të mbajtur gjallë shpresën për Grand Slam e 18 dhe titullin e pestë të Australian Open.
Federer që renditet i 17-i, është duke garuar për herë të parë që nga Wimbledon, gjashtë muaj më parë, pasi kishte pësuar një lëndim në gju.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.