Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në bazë të Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka nënshkruar vendimin për emërimin e Feim Hoxhës, Sekretar i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.
Feim Hoxha, njëherësh udhëheqës i Departamentit Ligjor në këtë ministri, në rolin e sekretarit të Këshillit do të mbështesë dhe do të kujdeset për funksionimin administrativ të tij, njofton ministria, përcjell Klan Kosova.
Ministri ka vlerësuar se me emërimin Sekretarit të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, përmbushet edhe aspekti i fundi ligjor i funksionalizimit të këtij këshilli, e cili do të ketë si qëllim luftimin e dukurive negative ne sportin kosovar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.