Revista që u ideua nga Arnisa e Diell Asanaj, të cilës iu shitën të gjitha kopjet, i mblodhi rreth 5 mijë euro, me të cilat ata bënë një donacion në repartin e hemato-onkologjisë pediatrike në QKUK.
10 vjeçarja Arnisa thotë se kjo ide i erdhi kur pati një vizitë në këtë repart, derisa u përkrah edhe nga vëllai i saj më i vogël, e edhe nga prindërit, raporton Klan Kosova.
Për revistën nuk caktuan çmim, por kush deshi kontribuoi me paratë që pati mundësi, derisa në donacion u përfshinë gjëra të nevojshme për repartin: shtretër për nënat e fëmijëve të hospitalizuar, lodra, e edhe një ndihmë për terapinë e një prej fëmijëve.
Dy nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, thonë se do ketë edhe plane tjera për t’u dalë në ndihmë të vegjëlve që kanë nevojë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/bJETM9mkXcY
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.