Fëmijët ishin qenia më e pambrojtur, që lufta i mori.
Me qirinj të ndezur u kujtuan në Ditën e Pavarësisë 1133 fëmijët që u vranë gjatë luftës, për të cilët u rikonfirmua se po punohet për ndërtimin e obeliskut që do t'i përjetësojë ata.
Qeveria ka krijuar një grup punues vitin e kaluar, i cili u mor me planin e punës për këtë projekt, më në krye Saranda Bogujevcin.
Por ideatorët e një projekti të ngjashëm të përgatitur më parë, kritikojnë institucionet që nuk po e marrin në plotni numrin e viktimave.
Për Besart Galicën, si dizajner, një memorial i tillë do të jetësonte kujtimin për ta.
E këto, sipas Saranda Bogujevcit, që edhe vetë ishte fëmijë kur i mbijetoi një masakre, do të merren parasysh para nisjes së zbatimit.
Kompleksi pritet të përfshijë muze, gjelbërim dhe nga një pemë për secilin fëmijë.
https://www.youtube.com/watch?v=l4dkEE2IuMs
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.