Sot është bërë lansimi i projektit për sigurinë rrugore, ku me telefon nxënësit do mund të marrin aplikacionin përmes së cilit do kuptojnë rregullat e trafikut.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur në lidhje me projektin “Siguria për Fëmijët në Trafik”, përcjell Klankosova.tv.
“Programi bazohet në vizion e qartë, çdo fëmijë duhet të fitojë njohur të duhura për të qenë i sigurtë në rrugë”, është shprehur ajo.
Për këtë projekt përkrahje erdhi edhe nga Gjermania, derisa lansimi u bë në shkollën “Naim Frashëri” në kryeqytet dhe mori pjesë edhe ministri Liburn Aliu.
https://www.youtube.com/watch?v=evfJeEctIfg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.