Një hulumtim në lidhje me besueshmërinë e softuerëve GitHub ka dëshmuar se gratë janë koduese më të mira së burrat vetëm nëse gjinia e tyre nuk tregohet.
Një grup i studentëve të shkencave shkenca kompjuterike kanë vendosur që të studiojnë mënyrën sesi roli gjinor ndikon në komunitetet e zhvilluara softuerike.
Ata kanë ardhur në përfundimin se koduesit paragjykohen në bazë të gjinisë.
Gratë përfaqësojnë vetëm 11.2 % në programet softuerike sipas një studimi të vitit 2013.
Prandaj studentët u befasuan kur teza e tyre u hodh poshtë sepse kodimi e shkruara nga gratë në fakt kishin me shumë tendencë të miratoheshin sesa ato të shkruara nga kolegët e tyre meshkuj.
Por e gjetura më interesante e këtij hulumtimi ishte se kjo qëndron e vërtetë vetëm përderisa kolegët meshkujt nuk e kanë ditur që koduesit i takonin gjinisë femërore.
Sipas hulumtuesve në GitHub janë hulumtuar 3 mijë raste kur një kodues ka shkuar në emër të dikujt tjetër.
Nga këto të dhëna 78.6% janë shkruar nga gratë, ndërsa 74.6% e këtyre kodeve janë shkruar nga meshkuj.
Sipas britanikes "The Guardian" përfundimisht puna e grave është më e pranueshme sesa ajo e meshkujve, përderisa gjinia e tyre nuk bëhet e ditur, përcjellë Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.