Ferat Demaku nga Drenasi është koleksionues i këngëve folklorike.
Koleksioni i tij është shumë i madh dhe në të bëjnë pjesë: kaseta, pllaka, CD.
Ai ka treguar për Klan Kosova se audioincizimin e parë në kasetë e ka bërë në vitin 1968 gjatë një dasme.
Kurse, në dhomën ku i mban koleksionet e tij Dermaku thekson se ndodhen zërat e të gjithë rapsodëve shqiptarë.
Ai nuk e di se cili është numri i saktë i incizimeve që posedon por thotë se janë shumë.
"Me shirita e di por me këngë jo, janë 600-700 shirita, 7000-8000 mijë kaseta" tha ai.
Kronikën e zgjeruar për koleksionuesin e folklorit nga Drenasi të përgatitur nga Milot Hasimja mund ta ndiqni më poshtë:
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.