Luftëtari sensacional Tony Ferguson ka mposhtur talentin e madh të arteve marciale, Kevin Lee, në meçin e mbrëmshëm në UFC për t’u bërë “kampion i përhoshëm” në kategorinë e peshave të lehta, pasi kampion është Conor McGregor por që ka munguar prej kohësh për shkak të angazhimit të tij në boks, njofton Klan Kosova.
Ferguson, i njohur me nofkën “El cucuy”, ka mposhtur Lee-në në minutën e pestë të raundit të tretë.
Ndeshja, ashtu siç ishte pritur, ka qenë e jashtëzakonshme me të dy luftëtarët të gatshëm për luftë, ashtu si patën premtuar, por në fund Ferguson me një “triangle choke” e ka bërë Lee-në të dorëzohet.
Pas meçit Ferguson e ka thirrur McGregor dhe i ka kërkuar të luftojë për të bërë unifikimin e titujve.
Një ndeshje mes këtyre të dyve duhet të ndodhë, ka thënë edhe drejtori i UFC, Dana White.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.