Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrethrrotullimin e nënkalimit në Ferizaj.
Për Klankosova.tv, një lexues ka dërguar një video në të cilën shihen dy vetura të aksidentuara, dhe zyrtarët policorë janë në vendin e ngjarjes.
Ndër tjera, janë shkaktuar edhe kolona të gjata, ku dëgjohen edhe bori të veturave.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.