Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e 300 mostrave te testuara.
Sipas IKSHPK-së sonte janë shënuar edhe 18 raste të reja që vijnë nga komunat: Ferizaj, Gjilani dhe Vushtrria.
"Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit nëntë raste (sipas vendbanimit: Gjashtë raste Talinoc i Jerlive dhe tre raste Rahovicë), komuna e Gjilanit gjashtë raste (sipas vendbanimit: katër raste Gjilan dhe dy raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë tre raste (sipas vendbanimit: tre raste Vushtrri)”.
Sipas Institutit Kombëtar janë shëruar edhe 19 persona.
https://klankosova.tv/18-raste-me-koronavirus-dhe-19-te-sheruar/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.