Në Galerinë e Arteve në Ferizaj po qëndron e hapur ekspozita digjitale “Prejardhje”.
Aty janë të shfaqura mbi 10 artefakte që sipas kuratores, Fortunë Haziri, ka për qëllim të ndërlidhë të renë me të vjetrën dhe të mos harrohen rrënjët shqiptare, njofton Klan Kosova.
Të paraqitura ka edhe objekte antike nga Ferizaj. E një mënyrë kaq inovative e të shfaqurit, po i intrigon edhe vizitorët.
I tërë organizimi është në kuadër të festivalit të njohur Mural Fest. Ekspozita që u përkrah nga Ministria e Kulturës do jetë e hapur deri më 5 shkurt.
https://www.youtube.com/watch?v=9DoSav2A6mk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.