Këtë të shtunë bëhen 24 vjet që nga rënia heroike e dëshmorit të parë të Zonës së Nerodimës, Nazmi Ukësmajli, i cili u vra nga forcat serbe.
Në këtë përvjetor e kujton vajza e tij Diana me të cilën babai i saj nuk arriti të takohet asnjëherë, pasi kur vajza i lindi ai ishte në Gjermani, e kur u kthye ju bashkua luftës pa e ditur familjarët, njofton Klan Kosova.
“Kur babi erdhi me shokët pranë shtëpisë bashkëluftëtarët i thanë ndalu shikoje babën e vajzën, por ata kishin për ta kryer një aksion dhe babai ka dashtë me qene bashkë me ta, ka thënë ta kryejmë aksionin tani kthehem”, shprehet vajza.
Dëshmori, Nazmi Ukësmajli, mbeti i vrarë pas 16 plumbave që mori nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=4A0I76eQQr0
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.