Si mural që identifikon qytetin, deri të shtunën ishte pa autor.
Simboli i kamerierit që është i vendosur në një ndërtesë hoteli në Ferizaj, u gjet se u ndërtua nga 86 vjeçari Shukri Krasniqi, që kishte studiuar për dizajn profesional në Zagreb.
Ai thotë se murali u punua në vitin 1961 dhe i erdhi si kërkesë nga një arkitekte maqedonase.
Krejt dizajnin e kreu për 6 ditë, por lodhja nga puna u harrua kur më pas filloi presioni nga pushteti se pse e kishte ngjyrosur muralin me ngjyrat kombëtare.
Nga përndjekja e policisë serbe ai nuk arriti të marrë as mëditjen për punën e bërë. Identifikimi i Krasniqit si autor u bë i mundur falë këmbëngulësisë së festivalit të muraleve.
Ndonëse autorin s'e din, edhe ferizajasit janë mirënjohës për të.
Krasniqi theksoi se modestia nuk e la të tregoj më herët për autorësinë e tij deri kur përmes miqve u kontaktua nga Mural Festi.
https://www.youtube.com/watch?v=Cgsj6kcOVPs
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.