Si shumë familje që janë ndarë gjatë pandemisë, as Ben Jackson nuk mundi t'i jap lamtumirën një personi të dashur.
Fermeri australian ishte në New South Wales kur tezja e tij Debby humbi betejën e saj dyvjeçare kundër kancerit në Queensland, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Masat kufizuese e ndaluan atë që të udhëtonte në Brisbane për të marrë pjesë në funeralin e saj.
Dhe kështu ai vendosi dashurinë e madhe që kishte ta shprehte përmes deleve. Ai i drejtoi delet asisoj që ato formuan formën e zemrës.
Për ta bërë këtë ai e shpërndau grurin në formë zemre dhe kur delet e liruan tufën e tijë, mijëra dele filluan të shkonin pas grurit dhe krijuan një zemër gjigante.
Rezultati u kap në video nga një dron dhe është bërë viral pasi Jackson e ndau atë në internet.
"Nuk kishte asnjë mënyrë që të ngjitem atje dhe ta shoh ose të shkoj në funeral, kështu që u ndjeva i pashpresë, i pafuqishëm, në të vërtetë nuk e dija se çfarë të bëja dhe thjesht vendosa të bëja një zemër masive në tokë", tha ai.
Vitet e fundit, Jackson ka krijuar edhe disa të tjera "vepra arti me dele" në formën e simboleve dhe logove. Tezja e tij kishte qenë gjithmonë një tifoze e krijimeve të tij.
●●●
FSHKRIMI NGA
F.G
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.