Arkitekti Javier Arpa Fernandez, pjesë e Manifesta 14, i ka ndarë mbresat e tij me Kosovën pas vizitës së tij.
“Natyrisht se ka histori në Kosovë dhe në Ballkan, kështu që i kemi këto ide në mendje por s’ka pasur një imazh të qytetit”.
“Çfarë kam ditur se do të ndodhë është se si Manifesta do të jetë në gjendje t’i shpalosë legalitetin apo të ardhmen e mundshme të qytetit”.
Ai madje ka vënë re një detaj sa i përket ndikimit të Manifestës që kryeqyteti kosovar të ishte më i pastër krahas ditëve para fillimit të këtij eventi.
“Ndërsa dje e dëgjova kryetarin e komunës që fliste për nevojën që ta mbajë qytetin sa më të pastër që është e mundur ashtu siç është aktualisht. Manifesta besoj edhe shpresoj që do të shtyjë ndryshime të caktuara politike dhe dëgjova që kryetari i komunës e ka përjashtuar individin kryesor për mbledhje të mbeturinave”.
“Nuk e di a ndërlidhet ajo por është diçka që duhet të bëhet. Besoj që hapësirat publike dhe kjo çështje duhet të adresohen se si ndërlidhen ata me hapësirat publike dhe se si mundet hapësira publike të jetë një vend i mirë për t’u takuar ata që janë më ndryshe dhe besoj se kjo është ndër punët më të mëdha”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.