Reperi Fero është rikthyer sërish në botën e shoubizit dhe projekte të shumta muzikore.
Ai pati një intervistë ekskluzive për Prive Klan Kosova, në të cilën shprehu emocionet e tija që i pati, në koncertin e tij të dytë që nga rikthimi që bëri.
"Me tregu drejt ky është koncerti i dytë, në koncertin e parë pata më shumë emocione para se me dalë në skenë. Tash është një komplet tjetër Fero, një Fero i kfjelltë. Mirë, tani nuk kam emocione hiq", u shpreh Fero.
Fero foli edhe për mbështetjen që mori nga publiku.
"Pak a shumë se e kam pritur, ma ka marrë mendja, kështu gjithsesi ky është vetëm fillimi. Kënga e parë ka qenë vetëm pak zbavitje, ky është vetëm fillimi".
Reperi u shpreh se estrada kosovare nuk është në nivelin e duhur, sipas tij, me kthimin që bëri në muzikë do të ndryshojnë shumë gjëra në shoubizin vendor.
"Gjatë dy viteve të mia në pauz, nga njerëzit që gjithmonë më kanë treguar se në çfarë mjerimi ka rënë estrada, unë nuk kam pasë kësi iniciativa që të kthehem, dhe erdhi momenti të kthehem edhe tash duhet patjetër të rikthjemë lojën ku ka qenë sepse ka mbetur keq për një kohë", tha Fero. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=vYL105Wd_Tg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.