Ferrari ka bërë të gjitha përgaditjet që të mund t`i bëjnë ballë ekipit të Mercedes.
Në fazën tjetër pritet një zhvillim i fuqishëm i cili ka filluar me vëmendje në ngritjen e sistemit të aerodinamikës në Spanjë.
Këtu ekipi italian ka përdorur tre mekanizma të zhvillimit të kësaj teknologjie në mënyrë që të ngrisë performancën e mjeteve motorike të tyre, në mënyrë që të ketë fuqizim të energjisë së mekanizmit të makinave të tyre garuese, transmeton Klan Kosova.
Makinat e Ferrarit ishin dukshëm afër makinave garuese të Mercedesit në garën e Monakos, për kur Sebastian Vettel përdori sistemet e instaluara Q1 dhe ECU të inkorporuara në formulat e Mercedes, gjë që ndikoi në ngritjen e ritmit të tyre duke e tejkaluar kështu Raikkonen nga ana e Ferrarit.
Edhe pse Raikkonen përpiqej që me çdo kusht të arrinte rezultate sa më të mira kohore, ai përsëri ishte afër Mercedesit. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.