Është prej fotove shumë të përfolura ditëve të fundit. Megjithëse nuk dihet me siguri, thuhet se është shkrepur diku në një fshat shqiptarësh në Mal të Zi.
Arsyeja e gjithë këtij komentimi që i është bërë është stereotipi i krijuar për shqiptarët, të cilët nuk e kanë për gjë të blejnë makina të shtrenjta paçka se shtëpinë e kanë kasolle.
Në fakt, ky është mesazhi që duam apo nuk duam jep kjo fotografi. Por, a mund të gjykohet për të pa ditur historinë e plotë? A mund të dalim në një përfundim duke u bazuar vetëm në një fotografi? Dhe, a mund të krijojmë struktura për të treguar lidhmërinë mes pasurisë dhe makinave të shtrenjta?
Shqiptarët i kanë qejf makinat e shtrenjta.
Kush nuk i ka?
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.