Festa e Vitit të Ri nisi që nga ora shtatë e mëngjesit në Klan Kosova.
Duke filluar me zërin e ëmbël të motrave Bajrami, super storie, rrëfime të padëgjuara, vende të paprekura, intervista ekskluzive nga veriu i Kosovës e deri në dukatin e Jugut shqiptar, ju presin sot në Ora 7.
Kufijtë e kënaqësisë i prekim me sukseset e artistëve kosovarë, të cilët shënuan vitin 2021, që nga filmi 'Zgjoi', kori Siperantum dhe 50 vjetori i themelimit të Trupës së Baletit të Kosovës.
Në një rrëfim ndryshe, kësaj here kampionet Nora, Distria dhe Majlinda. Ndërsa në një dimension tjetër e sjellim të parin e kryeqytetit, Përparim Rama.
Momente qesharake me kamerë të fshehur, derisa ditën e mbyllim me 6 super shpërblime për shikuesit tanë.
Gëzuar me Ora 7!
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.