Festivali i Animacionit Anibar ka shpalosur programin për edicionin e 13-të të tij.
Gjithsej do të jenë nëntë kategori, shtatë prej tyre garuese dhe më shumë se 200 filma të cilët do të shfaqen përgjatë javës së festivalit, përcjell Klankosova.tv.
Organizatorët e festivalit përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se cilat do të jenë kategoritë garuese për këtë edicion.
“Gara Ndërkombëtare, Studentore, Ballkanike, e Filmit të Metrazhit të Gjatë, e Audiencës së re, e Videos Muzikore dhe gara për teë Drejtat e Njeriut. Këtë vit për herë të parë, programi më parë i njohur si “Kids and Teens” (programi për fëmijë dhe adoleshent) tani programi i “Audiencës së re”, do të jetë program në kategorinë garuese”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se do të jenë gjithsej tri masterklasa dhe katër punëtori.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.